Japoni, ''bllokohet'' mali për turistët. Pamja ikonë e malit Fuji do të pengohet me një rrjetë të zezë
Një nga pikat fotografike më ikonike të Japonisë do të bllokohet nga autoritetet, shkak sipas tyre eshte sjellja e keqe e turistëve.
Një pengesë e madhe dhe e zezë do të ngrihet për të fshehur pamjen e malit Fuji.
Banorët akuzojnë kryesisht turistët e huaj për hedhjen e mbeturinave dhe parkimin e paligjshëm teksa përpiqen të bëjnë foton perfekte.
Pamja në fjalë tregon monumentin më të famshëm të Japonisë që ngrihet pas tij.
Ndërtimi i rrjetës e cila do të jetë 2.5 m e gjatë dhe 20 m e lartë ose e njëjta gjatësi si një fushë kriketi.
Puna do të fillojë që në fillim të javës së ardhshme, tha një zyrtar në zonë.
"Është për të ardhur keq që duhet ta bëjmë këtë, për shkak të disa turistëve që nuk mund të respektojnë rregullat," tha ai.
Gjithashtu numri i njerëzve që ecin në shtegun Yoshida do të kufizohet në 4,000 njerëz në ditë.
Përpara se të merrnin masën drastike, zyrtarët kishin vendosur tabela rrugore dhe thanë se paralajmërimet e përsëritura nga rojet e sigurisë ishin injoruar.
Japonia aktualisht po shijon një bum turistik pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit pas pandemisë.
Për herë të parë ndonjëherë në mars, numri i vizitorëve në kombin e ishujve kaloi tre milionë.
