Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2024, 10:13
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e së shtunës pranë Napolit në Itali.
Mediat italiane raportojnë se banorët e Napolit janë zgjuar të frikësuar, ndërsa shumë kanë dalë në rrugë si pasojë e frikës për ndonjë lëkundje edhe më të fortë.
Tërmeti ka qenë me epiqendër në zonën e Campi Flegrei, ndërsa thellësia ishte vetëm 3 kilometra.
“Goditja e mëngjesit të sotëm ishte e fortë.
Ne kemi marrë menjëherë masat siç bëjmë zakonisht së bashku me Mbrojtjen Civile në të tilla raste.
Për momentin nuk kemi raportime për të lënduar”, ka thënë kryebashkiaku i Pozzuoli, aty ku janë ndjerë më shumë lëkundjet.
