Nga marrëdhënia e trazuar e Sarës dhe Ledrit, tek ditët e mjaltit të Diola Dostit, gazetarja komenton jetët e çifteve të famshme shqiptare
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 26 Prill 2024, 13:22
Jeta private e të famshmëve shqiptarë ka gjithmonë vëmendjen e madhe të publikut.
Meqenëse janë fytyra publike, të famshmit tanë ndiqen dhe komentohen për çdo lëvizje të tyre, edhe pse kjo gjë nuk ju pëlqen aspak atyre.
Disa prej tyre kanë zgjedhur partnerë të huaj, e disa edhe kanë goxha vite diferencë në moshë, por është dashuria ajo që i ka bërë bashkë.
Dhe nisur nga këto premisa, gazetarja dhe moderatoja e “NZoom” Albina Zeneli në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi dhe thashethemet më të fundit të çifteve të njohura si: Bardhi – Sara, apo Ledri Vula dhe Sara Hoxhës, si dhe ditët e mjaltit të Diola Dostit me biznesmenin e famshëm.


