NË TREG ESG “RAIFFEISEN SOLID”/ Lançohet fondi i parë dhe i vetëm për miks aksionesh e obligacionesh

“Raiffeisen Invest” prezanton për herë të parë në tregun shqiptar fondin me fokus në investime të qëndrueshme ESG, “Raiffeisen Solid”.

Fondi i Qëndrueshëm “Raiffeisen Solid” është i pari fond furnizues, i licesuar në Shqipëri, që i jep mundësi investitorëve të krijojnë një portofol miks aksionesh dhe obligacionesh, të cilat janë përzgjedhur duke marrë parasysh kriteret mjedisore, shoqërore dhe qeverisëse.

Investimet në këtë fond janë të kujdesshme dhe i nënshtrohen një vlerësimi të hollësishëm financiar

Mbi 85% e portofolit të këtij fondi investohet në fondin kryesor ESG, nën administrimin e “Raiffeisen Capital Management” në Vjenë.

Në prezantimin e këtij fondi  CEO i “Raiffeisen Bank”, z. Christian Canacaris e cilësoi si një moment historik për “Raiffaisen Invest”.

Christian Canacaris: “Ne lancojmë sot fondin e parë ESG duke shënuar një moment historik jo vetëm për Raiffasien Invest Shqipëri, por për të gjithë peizazhin financiar në treg. Duke qenë pa dyshim lider i tregut të fondeve të investimeve në Shqipëri me 5 fonde të prezantuara dhe mbi 90 % të tregut”.

Ndërsa administratorja e “Raiffasien Invest”, Edlira Konini shprehet se ky fond do të ofrohet në të gjitha rrjetin e degëve të “Raiffaisen Bank”.

Edlira Konini: “Ai është i përshtatshëm për ata individë dhe korporata, të cilët janë të gatshëm të marrin përsipër një nivel mesatar. Kanë një horizont investimesh së paku 5-vjeçar për të përfituar maksimalisht nga fondi. Dhe mbi të gjitha, duan të kontribuojnë nëpërmjet investimit të tyre në zhvillimin e qëndrueshëm”.

Me “Raiffeisen Solid”, investitorët shqiptarë mund të kontribuojnë në këtë ndryshim pozitiv duke investuar në një fond që mbron vlerat e qëndrueshmërisë dhe përgjegjësinë shoqërore.