Serbia kryqëzohet në OKB, Statovci: Ishte një përballje e guximshme e presidentes Osmani, triumfoi në çdo moment
Profesori, Bedri Statovci në një intervistë në Ora News u shpreh se ishte një përballje e guximshme nga ana e presidentes së Kosovës në OKB përballë Serbisë dhe se Osmani triumfoi në çdo moment.
Statovci: Unë mendoj se ishte një përballje shumë e guximshme nga ana e presidents Vjosa Osmani.
E cila u mundua më shumë përmes argumenteve duke sjellë edhe gratë që ishin viktima të forcave serbe.
Për mendimin tim ajo ishte gjëja më e mrekullueshme që bëri ajo.
Mendoj se një pjesë e antërëve të Kombeve të Bashkuara e përjetuan atë që kemi përjetuar edhe ne, por disa të tjerë që nuk ngopen me gjak dhe me viktima atyre nuk iu bëhët kurrë mjaft.
Rasti konkret ishte me Serbinë, rasti konkret ishte edhe me Rusinë.
Nëse flasim në gjuhën e argumenteve unë mendoj se Vjosa Osmani triumfoi në cdo moment.
