Vasili: Korrupsioni dhe evidentimi i tij shumë i lartë, por pandëshkueshmëria shumë e ulët

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se korrupsioni është shumë i lartë, po i lartë është edhe evidentimi i korrupsionit por pandëshkueshmëria është shumë e ulët.

Vasili: Korrupsion kapilar është përdorur edhe më parë.

Kontrasti i fortë është këtu që ky korrupsion vazhdon të jetë i tillë pra kapilar i përhapur në gjithë organizmin e shtetit dhe kjo kontraston fort me paragrafët më tej që drejtësia nuk është në funksionin e saj të jetë e paanshme të funksionojë e lirë pra ky korrupsion i jashtëzakonshëm nuk ka një barrier të fortë të përgjigjes së drejtësisë që sigurisht është institucioni.

Më keq akoma, kjo situatë mosndëshkueshmërie e cila e mban gjallë korrupsionin.

Pandëshkueshmëria dhe korrupsioni janë si enë komunikuese më njëra tjetrën.

Sa më e ulët të jetë pandëshkueshmëria, aq më i lartë ëshë korrupsioni.

Shkalla e denoncimit e këtij korrupsioni nga faktorë ekstra drejtësisë sic ka qenë politika kontraston fort me këtë pandëshkueshmëri.

Shumë i lartë korrupsioni, shumë i lartë evidentimi i kësaj dhe ndërkohë pandëshkueshmëria është shumë e ulët