Mustafa: Shkarkimi i Arifit nga komuna e Preshevës, erdhi nga partia dhe jo nga qeveria e Serbisë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 22 Prill 2024, 18:25
Kryetari i përkohshëm i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqiprim Arifi nuk është shkarkuar nga qeveria por nga partia.
Mustafa: Nuk ka ndodhur asnjë lloj shkarkimi i kryetarit të mëparshëm të komunës së Preshevës, zotit Arifi.
Ai ka humbur shumicën në asamblenë komunale të komunës së Preshevës që plot 9 muaj sot.
Më 23 korrik të vitit 2023 ka qenë seanca e fundit e kuvendit komunal dhe plotë 9 muaj nuk ka pasur asnjë seancë të komunës Preshevë.
Kuvendi komunal është organi më i lartë vendimarrës në komuna.
Ai nuk është shkarkua nga qeveria e Serbisë por është shkarkuar nga paaftësia e mbajtjes së kuvendit komunal.
