Mbi balonë sipër kokave të 32 mijë tifozëve grekë, Akrobatja Fiona Rushiti: Vendimi im m’i mbylli dyert, Greqia e mirëpriti

Akrobatja Fiona Rushiti e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” rrëfeu eksperiencën e saj në performancën e mbajtur mbi balonë dhe mes 32 mijë tifozëve grekë në stadiumit të AEK-ut.

Gjithashtu akrobatja Rushiti rrëfeu dhe zhgënjimin e saj se ka dashur që perfomancën ta bëjë në Shqipëri, por që kjo nuk i ishte miratuar.

“Mora ftesë nga Greqia për të performuar në stadium. Në Shqipëri nuk m’u dha mundësia. Atje u prita shumë mirë, ndërsa e papritura pasi në vendin tim më paragjykuan për performimin e tim atje.

Gjatë karrierës timë asnjëherë nuk kam synuar paratë, prandaj kam arritur deri këtu ku jam sot.

E pranova ftesën për shfaqjen në stadiumin grek, pasi e konsiderova si mundësinë dhe momentin për të krijuar imazhin tim në këtë disiplinë.

Ishte një emocion shumë i madh të shiheshe nga 30 mijë spektatorë në stadium", theksoi ndër të tjera akrobatja Fiona Rushiti.

INTERVISTA E PLOTE