Çika: Anëtarësimi në KiE, do ishte një zë më shumë për Kosovën

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika në një intervistë në Ora News u shpreh se anëtërësimi i Kosovës në KiE do ishte një zë më tepër për Kosovën.

Çika: Do ishte një zhvillim mjaft pozitiv nëse Kosova do arrinte që të merrte votat e duhura për tu bërë anëtare e kësaj organizate.

Një organizatë periferike por me një rëndësi të veçantë.

Do të çonte Kosovën drejt një anëtarësimi i cili do kishte një zë më tepër, një aleancë më tepër, madje edhe një forum në të cilin do shprehte edhe qëndrimet zyrtare të Kosovës.

Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme, është për tu bërë anëtare e kësaj organizate duhet të ketë mbështetjen e shtetve të tjera.

Nuk besoj se do ketë ndryshim në mbështetjen e shteteve të cilat kanë dhënë më parë aprovimin për Kosovën.