“Organizatë kriminale” Bardhi kërkon mocion me debat për “Xibrakën”, Çuçi: Janë ezauruar nga gjykatat
Në konferencën e Kryetarëve PD ka kërkuar për mocion me debat për problemin e trafikimit të drogës në çështjen e “Xibrakës”.
Bardhi: Ju mund te jeni dakord që të mos ekzistojë opozita por se keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çështje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori o Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk është trajtuar.
Raportet ndërkombëtare flasin për një problem te shtuar te trafikut te drogës. Prandaj do duhet te ketë mocion për këtë çështje. Por ju s’keni interes kur folët për grabitje prone, s’keni interes kur folët për ekonominë, s’keni interes kur folët për krimin.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.
"S'kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocion s'duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s'ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje qe janë gjykuar nga drejtësia madje edhe me vendime të formës se prerë, qe janë ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund te ulemi sot te flasim për datën e një mocioni", deklaroi Çuçi.
