Shala: Irani dhe Teherani mbështesin grupet terroriste, rreth 300 dronë sulmuan Izraelin
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 15 Prill 2024, 17:44
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një intervistë në Ora News u shpreh se Irani dhe Teherani kanë mbështetur grupet terroriste.
Shala: Tani mund të themi që Irani që nga 1980 për herë të parë e ndërmori një veprim ushtarak në drejtim të Izraelit.
Dihet që Irani ka rrjetin e saj të bashkëpunëtorëve që është Hamasi dhe Hezbollahu.
Irani dhe Teherani kanë mbështetur në aspektin ushtarak edhe financiar grupet terroriste për ta mbështetur më tutje krijim e kauzës së tyre të botës islame dhe shfarosjes së shtetit të Izraelit.
Kemi një sulm me afro 300 dronë dhe 150 raketa balistike.
Pra mund të themi që ishte një apokalipsi e madhe në drejtim të forcave izraelite.
