Pesnikaj: Kur bëhet regjistrimi i produktit, regjistrohet edhe certifikata e analizës së tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2024, 16:10
Profesori i kimisë organike në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Ilir Pesnikaj i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se kur bëhet regjistrimi i produktit, regjistrohet edhe certifikata e analizës së produktit.
Pesnikaj: Bashkë me produktin duhet të vijnë edhe certifikatat dhe tipologjia e metodës që është përdorur për të dhënë këtë rezultat.
Kur bëhet regjistrimi i produktit, regjistrohet edhe certifikata e produktit, certifikata e analizës së produktit për të cilën janë të koduara edhe analizat që janë përdorur, metodologjia e analizës.
Duhet të jetë e deklaruar metodologjia.
Ajo që do shikojë me problem do ishte përmbajtja e azotit në një plehërues kimik.
