Liverpooli pëson tjetër humbje ndaj Crystal Palace, mbetet dy pikë larg City-it

Liverpooli nuk di të ngrejë krye, duke pësuar një tjetër humbje. Skuadra e Klopp u mposhtë 0-1 nga Crystal Palace në kampionat.

Eberechi Eze realizoi golin e fitores për skuadrën mike. Pavarësisht se krijoi disa raste, Liverpooli nuk arriti të shënonte gol.

Një humbje e rëndë që komplikon misionin titull për djemtë e Jurgen Klopp, të cilët mbetën në kuotën e 71 pikëve, dy më pak se kryesuesit e Cityt.