Pavarësisht Iranit, Izraeli nuk heq dorë nga Gaza: Nuk e kemi harruar për asnjë moment misionin tonë

Pavarësisht sulmeve të Itranit ushtria izraelite vijon sulmet e saj në Rripin ne Gazës. Izraeli këmbëngul që sulmi i Iranit nuk do ta largojë atë nga qëllimi i tij për të eliminuar Hamasin.

“Pavarësisht sulmeve të Iranit, ne nuk kemi lënë jashtë vëmendjes për asnjë moment misionin tonë thelbësor në Gaza, që është të shpëtojmë pengjet e mbajtura nga Hamasi”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Sipas ushtrisë, pengjet e rrëmbyer nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit ndodhen në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës.