Rreziku i luftës në Lindjen e Mesme, Bytyçi: Fuqia më e interesuar për vatra lufte është Rusia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2024, 19:02
Në një intervistë për Ora News, profesori Enver Bytyci u shpreh se fuqia më e interesuar që të ketë vatra konflikti në botë është Rusia, për shkak të luftës në Ukrainë.
Bytyçi: Fuqia më e interesuar që të ketë vatra konflikti në botë është Rusia, për shkak të luftës në Ukrainë. Besoj se Irani ka marrë atë aventurë mbrëmë i nxitur nga bashkëpunimi me Rusinë. Ajo që ndodhi me sulmet e Izraelit kundër legatës së Iranit në Siri ka të bëjë se Siria është një satelit i Rusisë.
Besoj se Izraeli ka dhënë një sinjal ndaj Sirisë dhe Iranit. Sulmi i legatave dhe ambasadave është cenim i territorit. Është ndryshe kur sulmet një legatë ku jetojnë pak njerëz dhe kanë një aktivitet të caktuar dhe të sulmohet një qytet i pafajshëm.