Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2024, 12:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Kurti thotë se ky sulm përbën rrezik të madh për destabilizim të rajonit.
“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit.
Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar ai në platformën X.
Kurti ka shtuar se bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme.
