Zejnaj: Vuçiç sillet si viktimë, Serbia në luftë me të gjithë për shkak të vetvetes
Politologu Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Vuçiç sillet si viktimë dhe se Serbia sot është në luftë me të gjithë për shkak të vetvetes.
Zejnaj: Ne jemi mësuar tashmë me sjelljen e Vuçiçit.
Ai ka momente të shpeshta kur sillet si viktimë.
Çfarëdo që ti ndodhë Serbisë është për fajin e Serbisë.
Sot Serbia është në luftë me të gjithë për shkak të vetvetes dhe për pasojat që i ka shkaktu popujve rreth Serbisë.
Prandaj edhe BE është e interesuar për të mbyllur sa më parë cështjen e raporteve Kosovë-Serbi.
Edhe letra që i ka shkruar Macronit dhe Scholzit, i bie që Serbia dhe Vucici është në luftë me vetveten në radhë të parë, dhe pastaj edhe pse ka presionin e Rusisë që sa më shumë të zgjasë këtë procesin e përmbylljes së dialogut me Kosovën.
