Debati për drogën, Konferenca e Kryetarëve mblidhet të hënën për të shqyrtuar kërkesën për mocion të Bardhit

Konferenca e kryetarëve do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi për mocion me debat, lidhur me problematikën e trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Pasi kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën për cështjen e laboratorit të drogës në Xibrakë, ku Bardhi akuzon si të përfshirë vëllainë e kreut të qeverisë,  Kreu i Grupit Parlamentar bëri kërkesën për debat parlamentar.

Në kërkesë e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjithashtu në kërkesën e Bardhit, deklarohet se persona në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, ndihmonin për të garantuar vijimin normal të aktivitetit kriminal.

Më tej në kërkesë Gazment Bardhi shprehet se është detyra e deputetëve, që të shqyrtojnë me përparësi këtë problematikë dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të mënjehershme.

Cështja ka shkaktuar debate në dy senacat e fundit të kuvendit

‘’E ndershme do ishte të vinte këtu edhe të thoshte atë që i vëllai tha ditën e parë se kjo cështje është hetuar dhe gjykuar në mënyrë përfundimtare''.

Kryeminstri Edi Rama, me anë të një reagimi në rrjetin social X,  i ka cilësuar akuzat e Bardhit si hipoteza haluccinante.

Ndërkaq vetë vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama ngriti padi në SPAK kundër Gazment Bardhit për shpifje.