Blushi: Për Partinë e Lirisë, arsimi është prioritet kombëtar
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një psotimi në rrjetet sociale u shpreh se arsimi është prioriteti kombëtar për Partinë e Lirisë.
Postimi i Tedi Blushit:
Tryeza për Arsimin e Partisë së Lirisë nuk mund të merrte një kuptim kaq të veçantë se sa në qytetin tim të lindjes, në djepin e arsimit, dijes, kulturës dhe "Rilindjes Kombëtare", në Korçën e Mësonjëtores së Parë Shqipe.
Kënaqësi të prezantonim sot programin tonë të shkëlqyer dhe plotësisht të realizueshëm për Arsimin dhe Investimin tek Kapitali Njerëzor, 1 nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë, në një panel të nderuar me profesorë, mësues dhe intelektualë korçarë.
Vetëm Partia e Lirisë mund të bëjë të mundur dyfishimin e buxhetit për arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin dhe që niveli i buxhetimit për arsimin të jetë mbi mesataren e vendeve të rajonit.
Sepse për Partinë e Lirisë arsimi është prioritet kombëtar!
