Putin jep urdhër për vënien në punë të termocentralit të Zaporizhzhia-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2024, 08:34
Presidenti rus Vladimir Putin ka informuar agjencinë atomike të Kombeve të Bashkuara (IAEA) se Kremlini synon të rifillojë termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, aktualisht nën pushtimin rus, duke rritur më tej rreziqet e një aksidenti në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.
Kështu shkruan Wall Street Journal. Qëllimi i Rusisë do të ishte që të rikthejë në shërbim të paktën një reaktor deri në 40 vjetorin e lidhjes së termocentralit me rrjetin elektrik të Bashkimit Sovjetik në dhjetor.
Synimi për të rifilluar punën në uzinë iu njoftua nga Putin shefit të IAEA Rafael Grossi gjatë një takimi.

