VIDEO/ Nuk i pranoi buqetën me lule, fansaja godet këngëtaren e njohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2024, 18:36
Ylli i muzikës pop, Olivia Rodrigo, u godit në kokë me një buqetë me lule gjatë koncertit të saj në Madison Square Garden në New York mbrëmjen e së martës.
Në videon tashmë virale, shihet këngëtarja teksa përshëndet fansat e emocionuar brenda sallës.
Në një moment, një nga pjesëmarrësit e koncertit tentoi t’i jepte një buqetë, por kur Rodrigo nuk e mori, ajo e hodhi duke e goditur në pjesën e pasme të kokës.
Këngëtarja u tremb kur u godit, pas së cilës ajo shkoi për të përshëndetur fansat e tjerë.
An audience member threw a bouquet of flowers at Olivia Rodrigo’s face while she was greeting fans at her GUTS World Tour.
— Pop Base (@PopBase) April 10, 2024
pic.twitter.com/VOrfcDoLFE
