Rihanna shfaqet në kopertinën e revistës si murgeshë, kritikohet rëndë nga fansat: Denigrim i figurave të shenjta

Kopertina e fundit e Rihanna-s në Revistën Interview ka tërhequr shumë vëmendje. 36-vjeçarja kohët e fundit u bë pjesë e një seti fotografik e veshur si një murgeshë me buzëkuq të kuq, rimel blu dhe dekolte të hapur.

Foto të tjera nga seti fotografik përfshinin njërën me një paruke bjonde dhe një tjetër me një objekt argjendi që mbulonte dhëmbët. Disa përdorues të mediave sociale kanë qenë kritikë mbi imazhet, me shumë që i quanin fotografitë e revistës si provokuese dhe denigruese për figurën e murgeshave.

Gjatë intervistës së saj, krijuesja e hitit "Diamonds" diskutoi jetën e saj familjare me A$AP Rocky dhe dy djemtë e tyre, RZA dhe Riot. Kur bëhet fjalë për rritjen e dy djemve të saj, Rihanna përshkroi se sa të vështirë e ka gjetjen dhe kombinimin e rrobave për ta.

Rihanna dhe A$AP Rocky, 35 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, RZA, në maj 2022. Një vit më pas, ata mirëpritën Riot në gusht 2023.