Vëllezërit shqiptarë hyjnë në Guinness, Balla: E realizuam me sy mbyllur, kjo na bëri më unik...

Dy vëllezërit shqiptar Arnold dhe Artan Balla të cilët bënë histori duke  hyrë në rekordet Guinnes për performancën e tyre për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilinder duke regjistruar rekordin 61.95 sekonda në "Times Square" në New York ishin të ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" për të folur për eksperiencën dhe emocionet e tyre.

"Për këtë performancë kemi 2 vite që stërvitemi për ta bërë me sy mbyllur. Ne këtë performancë e kemi pasur në repertorin tonë. Ka qenë një punë rigoroze, numri ka qenë gati, por ishte ideja se ku do ta bëjmë. Zakonisht mundohemi që performancat ti bëjmë sa më origjinale. Veshur me xhinse, në mes të "Time Square", shkalla e vështirësisë shumë e lartë dhe kjo mban vulën tonë, sepse tani është regjistruar në rekordet "Guinness"', tha Arnoldi.