“Shiko sa goca të tjera ke këtu”- Rita ngacmon Meritonin pas daljes së Ilnisës, kjo e fundit bën reagimin e papritur
Mbrëmjen e sotme, Roza është surprizuar nga mamaja e saj, aktorja e njohur Rita Lati.
Kjo surprizë erdhi pasi Roza tregoi historinë e saj prekëse, ku rrëfeu se kishte abortuar, pasi partneri që kishte mbetur shtatzënë, nuk mund t’i ofronte një familje.
“Unë zgjedh familjen, zgjedh Vitin e Ri me familjen… nuk doja që fëmija im të kishte fëmijërinë që kam pasur unë, jam rritur vetëm nga nëna. Për një fëmijë figura e babait nuk zëvendësohet kurrë”, rrëfeu Roza.
Pasi Rita takoi vajzën e saj, ajo përshëndeti edhe banorët e tjerë, por ajo që ra në sy ishte mesazhi që i dha Meritonit.
"Mos u mërzit për Ilnisën, shiko sa ke këtu", i tha aktorja moderatorit.
E duket se ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës e cila ndodhej në studio.
Ajo ka bërë një reagim të papritur tek e ka parë Ritën me një vështrim jo të këndshëm.

