Debatet me dyer të mbyllura, Çuçi “dush të ftohtë” deputetëve të PS: Mos më hajdeni në Kuvend sa për të ngritur kartonin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2024, 10:48
Në cilësinë e kryetarit, Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi agjendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.
Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.
Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.
Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

