OBSH: Spitali Al-Shifa është kthyer në një zgavër boshe me varre njerëzish

Spitali Al-Shifa, kompleksin mjekësor, dikur më i madhi i Gazës, për dy javë iu nënshtrua sulmeve të vazhdueshme të izraelit.

Stafi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që inspektoi spitalin, e quajti atë një “zgavër boshe me varre njerëzish”.

“Situata shëndetësore është katastrofike. I bëjmë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë në mbështetjen e sektorit shëndetësor në të gjithë Rripin e Gazës,” tha Dr Marwan Abu Saadah, ushtrues detyre i drejtorit të Kompleksit Mjekësor al-Shifa.