"Të ftoj të qetësohesh"- Debat me të bërtitura mes Ledionit dhe Orit për situatën e Erjolës dhe Romeos: U fërkonte me Atdheun...

Një gjest i Romeo Veshajt, i cili i ka derdhur në dekolte një pije, ka mërzitur dhe acaruar tej mase Erjola Docin, e cila është mbyllur në tualet.

Romeo i ka shkuar nga mbrapa duke i kërkuar të sqarohen dhe duke i thënë se nuk ishte ai qëllimi. Por, Erjola nuk ka pranuar duke i kërkuar të largohej.

Ndërkohë që gjatë "primet" është diskutuar gjatë në lidhje me këtë temë, ku opinionistja e spektaklit televiziv "BBVA3", Ori Nebiaj i kujtoi Erjolës pjesëmarrjen e saj tek "Kepi i tundimeve".

Kjo gjë bëri që Ledjoni ti kthehet me tone të larta duke e kundërshtuar.

Një pjesë nga debati:

Ledjoni: A mendon se ka një qëllim nga banorët për të zmadhuar ose zvogëluar gjërat në bazë të interesave

Ori: Gjesti i Romeos është fëmijnor dhe vulgarë për më tepër kunddrejt një banoreje që e kemi parë shpesh në lot apo duke u ankuar për faktin që i komentohet pamja fizike apo i përdoret edhe pse, uroj që Erjola ta mirëkuptojë. Një femër kaq e bukur që nuk nguron t'i shfaq hiret e veta dhe na ç'komplekson të gjithave që të bëjmë të njëjtën gjë, unë mendoj që duhet të jetë më në paqe me atë përmasë bukure që ajo ka. 

Ledjoni: Ajo mund ti shfaq hiret po jo ta përdori dikush... E di si është kjo punë Ori? Të veshësh ti një fustan me dekolte dhe t'i teket Arbrit të të hedhi atë ujin te gjoksi. Nuk është normale.

Ori: Unë kur them mos e keqkuptojë Erjola jo më ti. Unë e kam parë te "Kepi i Tundimeve" duke u bërë me baltë me Atdheun.

Ledjoni: Po pra bëhet ajo vetë. O Ori se kjo gjëja është absurde. Ta shpjegoj unë pse. Të gjitha vajzat e kësaj bote kanë të drejtë, të kuptojnë, në qoftë se nuk e kanë kuptuar ende që mund të vishen si ti doj kokrra e qejfit. Kjo nuk i jep të drejtë një mashkulli që meqënëse po kalon aty ti derdhim 8S2 se ashtu na bëjnë me qesh

Ori: Të ftoj të qetësohesh se po themi të njëjtën gjë. Më dëgjo. Unë thash të jetë më në paqe me seksualitetin e saj.