VIDEO/ Brenda fermës dhe shtëpisë 9 milionë dollarëshe të Gisele Bündchen
Supermodelja Gisele Bündchen u ka dhënë fansave një pamje të brendshme të fermës së saj në Miami, prej 9 milionë dollarësh. Gisele dukej e buzëqeshur teksa shëtiti fansat e saj në rezidencën e madhe gjatë një interviste për Vogue.
Videoja fillon me një pamje të jashtme të pronës me tulla dhe modelja që shpjegon se si u transferua në Florida më shumë se një vit e gjysmë më parë.
“Më pëlqen sa të ngrohtë janë njerëzit. Edhe fëmijët e mi e duan këtë.” tha Bündchen. “Gjëja më e rëndësishme për mua është të krijoj një hapësirë të rehatshme ku fëmijët të mund të jenë të lirë dhe kafshët të mund të bredhin përreth pasi kështu ndiejmë këtë lidhje me natyrën dhe kafshët.”
Pjesa e jashtme e fermës që shihet në videon e Vogue përmban një pellg masiv, një hambar me 10 stalla, një zonë stërvitore për kalërim, një kullotë të mbyllur për kafshët dhe një fushë volejbolli.
Vogue e ndoqi Bündchen-in teksa ajo shëtiti stallat për të prezantuar shikuesit me kalin e vajzës së saj 11-vjeçare Vivian të quajtur Adam.
Bündchen më pas kërkoi videografin ta ndiqte brenda, ku ajo u dha shikuesve një vështrim në shtëpinë e saj me plot nëntë dhoma gjumi.


