Laboratori i drogës në Xibrakë, Logu: Gënjejnë si Gazment Bardhi, ashtu edhe Olsi Rama
Avokati, Besart Logu i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se për rastin e laboratorit të drogës në Xibrakë ku Bardhi akuzon Olsi Ramën si të përfshirë, gënjejnë të dy.
Logu: Në vlerësimin tim në fakt po gënjejnë të dy aktorët kryesorë, si Gazment Bardhi ashtu edhe Olsi Rama.
E gjitha kjo histori ka prodhuar dy akte.
Njërin të Gazment Bardhit që është një shkresë, një informacion që i ka vu në dispozicion prokurorisë.
Nga ana tjetër kemi një kallëzim të bërë nga Olsi Rama.
Nga pikëpamja formale, asnjëra nga këto dy aktet nuk plotësojnë kushtet themelore për nisjen e një hetimi.
Shkresa që ka bërë Bardhi nuk është në kuptimin e mirëfilltë kallëzim penal.
Nga ana e Olsi Ramës kemi kallëzim për veprën penale kallëzim i rremë.
Ndërkohë që vetë Bardhi nuk ka bërë një kallëzim.
