Rrëfehet mes lotësh nëna e Santianës: Mallkuar qoftë barku që e ke mbajtur...

E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Canape" ka qenë ish-konkurrentja e formatit "BBVK2" Santiana dhe nëna e saj Agnesa.

Kjo e fundit mes lotësh ka treguar sesi e ka përjetuar hyrjen e së bijës në format teksa tregon gjithashtu dhe për komentet negative dhe tepër ‘të shëmtuara’ që ajo ka marrë për vajzën e saj.

"Mallkuar qoftë barku që e ke mbajtur"- ka qenë ky një ndër komentet më të pazakontë që ajo është përballur dhe ka mbetur "e shokuar" dhe për më tepër ky koment ishte bërë nga një femër tjetër.