Roberti në fermë”, jashtë shtëpisë “jep” koncerte me Xhensilën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 08:46
Këngëtari nga Kosova, Robert Berisha është një nga personazhet më simpatikë të “Ferma Vip”. Ai po vazhdon “aventurën” si fermer në formatin e njohur ku po konkurron dhe për çmimin e madh.
Megjithatë, edhe brenda një loje ku ndodhet i izoluar, emri i tij jashtë kësaj shtëpie është shfaqur në njoftime për koncerte.
E habitshme por e vërtetë, detaj i cili ka vënë në pikëpyetje transparencën e formatit.

