Punonjësi 55-vjeçar ra nga lartësia dhe humbi jetën, pranga administratorit të kompanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 09:15
Arrestohet administratori i një kompanie për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Shkak u bë një aksident dje ku një punonjës 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte në punë.
“Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.”, sqaron policia.


