EMRI/ Çfarë po ndodh? Qeveria lajmëron ndryshime në orët e vona të mbrëmjes, kush do jetë zv/ ministri i Drejtësisë

Këshilli i Ministrave ka emëruar në mbledhjen e sotme në detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë Tedi Dobin.

Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA