FAT APO PËRLLOGARITJE? Pse pallatet në Tajvan nuk u shembën nga tërmeti 7.4 ballësh, por vetëm u anuan?

Tajvani u trondit nga një tërmet 7.4 ballë, por ajo që mori vëmendje janë pallatet e anuara.

Asnjë nuk u shemb, por të gjithë janë anuar dhe falë kësaj shpëtuan shumë jetë.

Nëse ata do të ishin rrëzuar në tokë, të rrafshuar nga lëkundjet e forta, bilanci i tërmetit (9 persona të vdekur dhe mbi 934 të plagosur) do të ishte ndoshta edhe më i madh.

"Mrekulli" apo fryt i teorive më të fundit të aplikimit të inxhinierisë antisizmike?

“Tajvani ndodhet në një nga zonat me aktivitetin më të madh sizmik në tokë.

Për ndërtimin e ndërtesave shteti aplikon teknika të reja inxhinierike për izolimin dhe shpërndarjen e energjisë.

Ndërtesat u anuan por ende qëndrojnë? Për mendimin tim strukturat janë llogaritur mirë por mund të ketë pasur problem me lëngëzimin e tokës.

Kur godet një tërmet, presioni i ujit në tokën ranore rritet dhe për këtë arsye ndërtesa u gjend në rërë dhe u anua.

Përgjithësisht për të eliminuar këtë problem ndërtohen puse arteziane, pra puse që lejojnë uljen e presionit të ujit duke e lidhur me sipërfaqen”, shpjegon Renato Vitaliani, inxhinier civil dhe profesor i rregullt i Teknologjisë së Ndërtimit në Universitetin e Padovës, tashmë në pension.