Aston Villa nuk dorëzohet, bën gati sulmin e radhës për Muçin në verë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2024, 12:29
Aston Villa nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Ernest Muçi.
Ishullorët shfaqën interes për Muçin edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund diferencën e bënë milionat e Besiktas, me turqit që paguan 10 milionë euro për të siguruar kartonin e tij nga Legia e Varshavës.
Sipas mediave turke, Aston Villa do tentoi edhe një herë në përfundim të këtij sezoni për të siguruar shërbimet e Muçit.
Sulmuesi shqiptar është kthyer menjëherë në një titullar fiks dhe idhull i tifozerisë.
Në 6 ndeshje me fanellën e Besiktas, Muçi ka realizuar 2 gola, por paraqitja e tij ka qenë e një niveli shumë të lartë.


