Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Finlandë, disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2024, 10:10
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Finlandë, ku disa persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se Policia u thirr për incidentin në shkollën fillore Viertola në Vantaa në orën 8:08 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar dhe një i dyshuar është arrestuar.
Ndërkohë vendasve u është kërkuar nga autoritetet të qëndrojnë larg zonës ku kanë ndodhur të shtënat.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
