Disfata e Erdogan, Berisha: Vota në Turqi nuk preket, turqit votuan të lirë

Diplomati dhe ish-konsulli i Stambollit, Mal Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se vota në Turqi nuk preket dhe se Erdogan edhe pse i cilësuar si një autokrat nuk ka shkuar aq larg sa të prekë votën.

Berisha: Kur Erdogani është zgjedhur kryetar i bashkisë së Stambollit, unë kam qenë prezent.

Është një nga momentet më mbreslënëse të punës time të asaj periudhe.

Bashkia e Stambollit është shumë e rëndësishme, jo vetëm për ngarkesën e madhe historike që ka si qytet.

Ky është një ushtrim perfekt i demokracisë.

Vota në Turqi nuk preket.

Sa do që është një vend i drejtuar nga një njeri një autokrat.

Erdogan është një politikan i fortë dhe shumë i vendosur por nuk ka vajtur deri aq larg sa të prekë votën.

Turqit kanë votuar të lirë.