SHBA: Të shtëna në Indianapolis, shtatë të mitur të plagosur

Shtatë të mitur u shtruan në spital pasi u plagosën nga të shtënat në qendër të Indianapolis.

Lajmi u bë i ditur nga mediat amerikane, duke cituar policinë në kryeqytetin e shtetit të Amerikës qendrore-lindore Indiana.

Viktimat të moshës 12 deri në 17 vjeç, u plagosën me armë zjarri të shtunën në mbrëmje jashtë qendrës tregtare “Circle Center”.

Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar për momentin. Hetuesit besojnë se janë përdorur më shumë se një armë.