VIDEO/ Moti i keq në Indi, çatia e aeroportit ndahet në dy pjesë

Ky është momenti kur çatia e një aeroporti shembet për shkak të stuhisë së fortë dhe në Indi.

Dhjetëra pasagjerë prisnin që shirat e rrëmbyeshëm të pushonin dhe avionët e tyre të mund të ngriheshin të sigurtë kur çatia e Aeroportit Ndërkombëtar në Indi u nda në dysh, duke futur sasi të mëdha uji brenda Aeroportit.

Asnjë nga të pranishmit nuk u lëndua. Autoritetet e aeroportit thanë se aksidenti u shkaktua nga erërat e forta dhe një tub shkarkimi i dëmtuar.