Ndërtimi i urave, kryeinxhinieri shqiptar në SHBA: "Më hodhën në gojën e ujkut" dhe thanë zgjidhe...
Ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte i ftuar kryeinxhinieri shqiptar i urave në Amerikë, Fatjon Shkurti, për të folur rreth ndërtimit të urave jo vetëm në Shqipëri por edhe në SHBA.
I pyetur se cilat janë disa nga urat që keni ndërtuar në SHBA, ai tha:
"Dua të vë theksin që unë kam qenë drejtuesi i ekipit, por kam një grup që është bashkë me mua. E para që provova veten se pak a shumë më hodhën në "gojën e ujkut" dhe thanë zgjidhe këtë problem quhet "Wacker Drive". Me këtë kompani punova në vitet 99 deri në 2003. Është një soletë shumë e hollë që ngrihet mbi tokën. Njerëzit nuk e dinë ndonjëherë që është urë sepse kalon mbi gjithë rrugën e brendshme, në dyert e hoteleve. Ndoshta e keni parë edhe tek filmi "Blues Brothers" që shkon John Belushi dhe thotë "Let's go to the Wacker Drive".
Të tjerat i kemi bërë në 2004 kur hyra në kompaninë që jam tani që është një nga më të mëdhajat në Amerikë. Market interchange "Milwaukee, Wisconsin" është një mbikalim me 5 kate. Kryqëzohen 5 autostrada.
Një e bukur që e kemi bërë në 2004, është një urë kalimtare në Chicago "Lakefront Trail" sepse aty kemi një shteg ku ecën, vrapon, është 30 milje, si me shku deri në Kavajë, nga Tirana. Duket sikur ke ndërtuar një "roller coaster".
Më e madhja është në St Luis dhe quhet "Mississippi River bridge". Hapsirën e ka rreth 500 metra dhe është e suportuar me kabllo."

