VIDEO/ “Ka lënë diçka përgjysmë me çiftin”, Roza dhe Juli analizojnë strategjinë e re të Gracianos: Do trazojë ujërat…

Rikthimi i Graciano Taganit mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka frikësuar disa nga banorët, ku ndër ta është edhe Roza Lati.

Teksa po bisedonte me Julian Dedën, moderatorja u shpreh se ka shumë frikë që balerini do i kthehet asaj, megjithëse ajo tha që e do shumë atë dhe kurrë nuk do i bënte keq.

Nga ana tjetër Juli beson se Graciano mund të jetë krikthyer në shtëpi sepse ka lënë diçka pezull me çiftin Romeo-Heidi, por sipas tij nuk mungon as fakti që “Vëllai i Madh” mund ta ketë futur në shtëpi për të trazuar pak ujërat e djemve.

Pjesë nga biseda:

Roza: Ai do më bjeri edhe mua

Juli: Graciano?

Roza: Po, dhe kur të ndodhi do të them a të thashë. Unë e dua shumë dhe kurrë s’do ti bëj diçka të keqe. E dua shumë atë dhe Argjirën, i kam shumë xhan por kisha një ndjesi të keqe sot

Juli: Nuk besoj që është për ty

Roza: As unë nuk e besoj

Juli: Ai ka ardhur se ka lënë diçka përgjysmë me çiftin. Do ta shikojmë, se nëse nuk tenton diçka me çiftin atëherë…

Roza: Ai do më kthehet mua shumë keq

Juli: Ai për mua është futur për të trazuar pak ujërat te çunat

Roza: Po ndodhi çfarë do të bëj?

Juli: Nuk e di, por ka ardhur për çunat

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)