Këngëtarja e njohur heq dorë nga muzika: Jam lodhur...
Ylli i popit amerikan, Lizzo, është larguar nga industria e muzikës sepse është lodhur duke u tallur në internet për pamjen dhe karakterin e saj.
Këngëtarja e “About Damn Time”, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, nuk e bën të qartë se për çfarë i referohet apo çfarë e shkaktoi deklaratën në internet.
Megjithatë, kjo vjen një ditë pasi një avokat, i cili përfaqëson tre ish-balerina që ngritën një padi kundër Lizzo-s gushtin e kaluar, tha se ishte “e turpshme” që këngëtarja kryesoi një mbledhje fondesh në Radio City për Presidentin Joe Biden “mes akuzave të tilla skandaloze”.
“Po lodhem duke e duruar që të gjithë në jetën time duke më tërhequr zvarrë në Internet”, tha Lizzo , 35 vjeç, në "Instagram".
“Gjithçka që dua është të bëj muzikë dhe t’i bëj njerëzit të lumtur dhe të ndihmoj botën të jetë pak më e mirë se sa e gjeta unë. Por kam filluar të ndihem sikur bota nuk më do mua në të. Vazhdimisht kam dalë kundër gënjeshtrave që thuhen për mua dhe pamjen time dhe kam qenë shtylla e talljeve çdo herë po për shkak të pamjes. Karakteri im po shkatërrohet nga këta njerëz që as më njohin e as më respektojnë. Nuk këndova për këta dreqër, po heq dorë”, shkruan ajo.
Gushtin e kaluar, Lizzo dhe kompania e saj e prodhimit u paditën nga ish-balerinët Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez, të cilët e akuzuan atë për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi armiqësor pune. Në atë kohë, ylli i pop-it i mohoi akuzat.

