Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Mulolli: Tani hapet mundësia që qytetarët t'i adresohen Gjykatës së Strasburgut

Politologu, Fitim Mulolli në një intervistë në Ora News u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në KiE është një lajm mjaft pozitiv duke marrë parasysh edhe sfidat me të cilat është përballur Kosova dhe pengesat që ka nga Serbia.

Mulolli: Është një lajm mjaft pozitiv për Kosovën.

Kosovës i shtohet një organizëm më shumë ndërkombëtar që është me rëndësi duke marrë parasysh sfidat me të cilat përballet Kosova vazhdimisht, dhe pengesat që ka nga Serbia kryesisht e mbështetur nga Rusia.

Në aspektin e brendshëm do ketë disa aspekte pozitive.

Anëtarsimi në Këshillin e Evropës do ketë impakt drejtpërdrejtë edhe tek qytetarët.

Sic e dimë, qytetarët kosovarë nuk kanë mundur ti adresohen gjykatës së Strasburgut për ndonjë padrejtësi, kurse tani kjo mundësi hapet me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Kjo do jetë edhe një presion shtesë për gjyqësinë kosovare që të jetë më profesionale dhe më e paanshme në punën e saj.

Kjo ka qenë një luftë e egër e diplomacisë serbe e mbështetur nga diplomacia ruse.