Koreja e Veriut nuk do të diskutojë mbi çështjen e rrëmbimit të japonezëve

Koreja e Veriut e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve me Japoninë, nëse përmendet çështja e të rrëmbyerve. Nga ana tjetër, ajo çështje është pikë për të cilën Tokio nuk negocion. Duket se shkrirja e marrëdhënieve mes dy fqinjëve është larg.

Koreja e Veriut është shprehur e pa interesuar për të dialoguar me Japoninë, duke mohuar një takim të nivelit të lartë, që do të ishte i pari në këto dy dekada.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në tension prej kohësh, ndërsa javën që shkoi Kryeministri japonez Fumio Kishida u tregua i gatshëm për të zhvilluar bisedime udhëheqësin e Fenianit, Kim Jong Un, pa asnjë kusht paraprak.

Por ministri i Jashtëm Korean deklaroi përmes agjencisë shtetërore të lajmeve, se vendi i tij nuk kishte në plan të ndihmonte në çështjen e të rrëmbyerve japonez.

Pasi pranoi në vitin 2002 se kishte rrëmbyer 13 shtetas japonezë, Koreja e Veriut lejoi pesë të ktheheshin në shtëpi, por deklaroi se të tjerët kishin vdekur, që nga rivali nuk u pranua si deklaratë e besueshme.

Kjo çështje është tashmë pika e nxehtë ku ndahen dy fqinjët.

Analistët vlerësojnë se Kishida dëshiron të përdorë përparimin e mundshëm në çështjen e rrëmbimit, që është shumë emocionale për Japoninë, për të rritur vlerësimin e tij në rënie të miratimit në vend.

Nga ana tjetër Kim Jong Un dëshiron lidhje të përmirësuara me Japoninë si një mënyrë për të krijuar një urë midis SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Por refuzimi i një samiti të përbashkët dërgon sinjale se nuk do të ketë shkrirje në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në shkurt, Kim Yo Jong lëshoi një deklaratë të ngjashme, duke thënë se Koreja e Veriut ishte e hapur për të ftuar Kishidën në Phenian, por se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse Tokio ndalonte të kundërshtonte të drejtën legjitime të Koresë së Veriut për vetëmbrojtje dhe çështjen e rrëmbimit.