Burrat në shkollë, për punët e shtëpisë! Ndodh në Kolumbi, sondazhet tregojnë se...
Pjesë e evolucionit të përmbysjes së stereotipeve gjinore dhe shpërndarjes së përgjegjësive shtëpiake apo të kujdesit për fëmijët brenda një familjeje është edhe shkolla e burrave. Iniciativa më e fundit e bashkisë së Bogotës në Kolumbi.
A e dinit se në Kolumbi ekziston një shkollë që mëson burrat të bëjnë punët e shtëpisë?
kjo është iniciativa e fundit e bashkisë së Bogotës. Sipas mediave atje, burrat e të gjitha moshave, pavarësisht statusit të tyre, do të kenë mundësinë të zhvillojnë kurse për përkujdesjen ndaj familjes. Bashkëshortë, baballarë, vëllezër apo djem do të sfidojnë kulturën e maskilizmit toksik që akoma ekziston.
Te këto kurse përfshihen që nga ndërrimi i pelenave e deri te bërja e një gërsheti për vajzat e vogla. Edhe pse kjo shkollë ekziston që prej 2021-it, rezultatet po shihen vetëm tani. Një sondazh i vitit të shkuar zbuloi se shumë burra e gra të këtij qyteti i ndanin detyrat në mënyrë të barabartë.
Sipas Sondazhit, në Bogota, rreth 30% e grave të qytetit (1.2 milion), kujdesen për familjen mesatarisht 10 orë në ditë. Edhe gratë që punojnë, shpenzojnë rreth 5 orë e 32 minuta çdo ditë me detyrat e shtëpisë. Kjo, krahasuar me 2 orë e 19 minuta për burrat!
Në nivel global, statistikat nga 88 vende të nxjerra prej OKB për periudhën 2001-2017 tregojnë se gratë shpenzojnë mesatarisht 18% të ditës së tyre për punët në shtëpi dhe për t’u kujdesur për familjen, një normë që për burrat shkon në 7%.
Në fakt, në rajone të botës si Afrika e Veriut dhe Azia Perëndimore, punët e shtëpisë rëndojnë 6 herë më shumë ndaj grave.

