PRESIDENCIALET NË SHBA/ Obama përkrah Bidenin për ta ndihmuar të mposhtë sërish Trump-in

Gara presidenciale në SHBA sa vjen e bëhet më e ashpër. Në mbështetje të presidentit Biden, i cili kërkon të rizgjidhet në muajin Nëntor, është rreshtuar ish presidenti Barak Obama, i cili nëpërmjet thirrjeve të rregullta që bën, kërkon mbledhjen e fondeve për financimin e fushatës.

Ish-presidenti i amerikan, Barack Obama ka treguar sërishtë mbështetjen e tij për Joe Biden, i cili kërkon të marrë në fundt të vitit mandatin e tij të dytë.

Obama dhe Biden kanë kontakte të rregullta me njëri-tjetrin dhe ish-presidenti ka shprehur haptas mbështetjen, nëpërmjet thirrjeve të rregullta që bën për mbledhjen e fondeve për financimin e fushatës.

Angazhimi i tij me fushatën e Biden pritet të intensifikohet ndërsa po punohet për rindërtimin e koalicionit fitues që i solli fitoren Bidenit në 2020-ën.

Jim Messina, menaxheri i fushatës së Obamës në vitin 2012, i cili ka shërbyer si këshilltar i ngushtë i fushatës së rizgjedhjes së Biden, i tha CNN se ish-shefi i tij planifikon të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Biden të sigurojë një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ky mision, tha Messina, është bërë dukshëm më urgjent nga shfaqja e Trump si kandidati kryesor republikan.

Të enjten Obama, Biden dhe ish-presidenti Bill Clinton pritet të kenë një takim ku do të bëjnë thirrje në mbledhjen e fondeve për fushatën në kuadër të rizgjedhjes së Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Obama është shprehur më herët se gara e dytë mes Trump dhe Biden do të jetë tepër e afërt dhe se zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024 do të shënojnë një moment të rëndësishëm për botën.