Viralë me komente abuzive/ Shtohen të vetëshpallurit podkaster, bloger dhe influencer
Gjithmonë e më shumë njerëz po kërkojnë famën dhe pasurinë përmes medieve sociale. Të vetëshpallurit Podkaster, bloger ose influencues janë shtuar, aq sa në Britaninë e Madhe nga 5 mijë të pyetur, më shumë se gjysma e përshkruan veten si të tillë! Nuk është çudi që dixhitalizimi ka sjellë një fenomen të tillë, por cilat janë prapaskenat e të pasurit një status të tillë. Ndiqni materialin.
Podkaster, bloger ose influencues janë shndërruar profesione fitimprurëse falë mediave sociale që tërheqin më vëmendjen e publikut përmes dritareve të ndryshe të informacionit dhe imazhit.
Sondazhet tregojnë për etjen e përdoruesve të tyre për t’u bërë viralë në rrjet.
Një sondazh në Britaninë e Madhe ka treguar se nga 5 mijë të anketuar, më shumë se 50% e konsideronin veten podkaster, bloger ose influencues.
Nga 15 shtatori 2023 deri në 10 mars 2024 të qenit një YouTuber për herë të parë është në vendin e parë të punëve më të kërkuara në internet duke rrëzuar punën e eletriçistit, që mbante këtë status.
Por çfarë po prodhon kjo kategori dhe çfarë po merr mbrapsht?
Përmbajtja e videos sipas ekspertëve shpesh herë nuk ka rëndësi por mesazhi, cili do qoftë ai, që video përcjell e bën të shikueshme atë.
Hannah Milton ka 1.6 milionë ndjekës që shikojnë videot e saj të kërcimit dhe momenteve komike në TikTok, por thotë se abuzimi në internet që ajo merr e bën të ndihet e vetmuar.
21-vjeçarja i krijon videot e saj në dhomën e gjumit, të cilat pasi bëhet virale zakonisht përçmohen nga shikuesit përmes komenteve negative.
Kur videot e mia bëhen virale, atëherë trolling është në gjendjen më të keqe, thotë ajo.
“Shumë njerëz thonë se kjo nuk ju prek, por unë nuk e besoj këtë”, shtoi Hannah, e cila filloi të krijojë video në vitin 2020 për të lehtësuar mërzinë e lockdoën për shkak të covid19 ndërsa ishte në shtëpi në Uellsin jugor.
Sipas saj ajo të rinjtë nuk ishin gjithmonë të përgatitur për hovin e parë të famës në rrjetet sociale, duke shtuar se marrëdhënia e saj e fortë me mamanë e kishte ndihmuar atë të mos kishte interes për komentet negative.
“Në realitet ju duhet të përballeni me urrejtjen, të gjeni motivimin që ju nevojitet, kohën dhe përpjekjen që duhet për të qenë një krijues”.



