''Dita e Larit'', Arqipeshkvi Massafra meshë në Shkodër, ndalet tek fenomeni i drogës dhe prostitucionit

Në nisje të javës së madhe të Pashkëve në Shkodër u kremtua “Dita e Larit” ose dita e Palmave.

Arqipeshkvi Angelo Massafra në meshën e mbajtur për besimtarët përcolli mesazhe të forta duke u ndalur tek fenomeni i drogës dhe prostitucionit.

''Një përqindje e madhe e familjeve tona shqiptare vuajne se nje familjar i tyre eshte ne burg per shkak te droges.

Nuk mund te pasurohet me poshtersi. Ose te flasim per prostitucionin, ne behemi si Pjetri qe mohojme Krishtin'', tha Massafra. 

Masafra tashmë është në mbyllje të detyrës së tij pasi Vatikani ka bërë të ditur se papa ka pranuar dorëheqjen.

Por deri në emërimin e zëvendësuesit ai do të vazhdojë të kryejë detyrat.

Tre janë çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit: proçesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs dhe më pas gjatё liturgjisё sё fjalёs kujtimi i mundimeve të Zotit.