“Udha e Kryqit”/ Besimtarët në Shkodër përkujtojnë vuajtjet e Jezu Krishtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2024, 13:40
Besimtarë të shumtë u bënë pjesë e ceremonisë së 14 ndalesave në Malin e Taraboshit.
Me kryqin mbi shpinë përkujtuan vuajtjet dhe mundimet e Jezu Krishtit që nga momenti i dënimit dhe deri tek kryqëzimi.
Lutjet shoqëruan rrugëtimin.
Famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj, në fjalën e tij e vuri theksin te beteja me varfërinë dhe të rinjtë.
Palaj kërkoi respektimin e të drejtit dhe të pafajshmëve.
“Udha e Kryqit” i paraprin javës se bardhë të Pashkëve Katolike.

