Kujdes nga puna me turne jo të rregullta, rrezikoheni nga problemet me kujtesën dhe zemrën
Studimet e shumta tregojnë se të punuarit në turne jo të rregullta mund të shkaktojë dëme afatgjatë në kujtesën dhe aftësitë mendore të njerëzve.
Puna me turne jo të rregullta mund të prishë orën biologjike të trupit në një mënyrë të ngjashme me lodhjen nga fluturimi, dhe më parë është lidhur me një rrezik të lartë për probleme shëndetësore, si problemet e zemrës dhe madje edhe disa lloje kanceri.
Megjithatë, shkencëtarët tani kanë gjetur një lidhje midis punimit në turne jo të rregullta dhe rënies së funksionit të trurit.
Në një studim me 3,000 njerëz që jetonin në Francë, shkencëtarët zbuluan se personat që punonin me turne të ndryshme performuan dukshëm më keq në testet e kujtesës dhe aftësive njohëse sesa njerëzit që kishin punuar me orar të rregullt.